Qendra e majtë fiton në Romë

00:20 20/10/2021

Të majtët fitojnë mbi gjysmën e qyteteve me të rëndësishme në Romë

Votuesit në Romë e Torino, ndër qytetet më të rëndësishme në Itali, i dhanë fitoren kandidatëve të qendrës së majtë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Roberto Gualtieri  pritet të drejtojë Romën pasi ai ka fituar qartë përballë kundërshtarit të tij politik Enrico Michetti duke arritur të sigurojë 60.1% të votave .Ky i fundit  ka marrë vetëm  39.9%.

Do të bëj gjithçka që është e mundur që të jem kryebashkiaku i romanëve dhe i gjithë qytetit. Do të nis një punë të  jashtëzakonshme  e cila do të ringjallë Romën ,do ta  bëjë atë të rritet,  të jetë më gjithëpërfshirëse dhe më funksionale ”,  u shpreh Gualterieri.

Sipas gazetës italiane Corriere della Sera të majtët kanë fituar zgjedhjet bashkiake të vitit 2021, pasi ata kanë arritur të korrin fitore në disa prej  bashkive  kryesore  në vend.

Pas Romës dhe Torinos tashmë edhe Milano , Bolonja  dhe Napoli do të drejtohen nga të majtët.

Trieste mbetet në qendrën e djathtë , i vetmi qytet që ka votuar për ta pasi shumica e qyteteve në vend  rikthyen qendrën e majtë sërish në skenën politike pas rënies së popullaritetit të tyre gjatë dekadës së fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *