Qendra e majtë në Gjermani fiton ngushtë kundër partisë së Merkel

08:07 27/09/2021

Social Demokratët gjermanë fitojnë ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e Kancelares në largim Angela Merkel.

SPD siguroi 25.7% të votave, ndërsa blloku konservator në pushtet fitoi 24.1%.

Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8% të votave.

Kreu i Social Demokratëve Olaf Scholz tha se partia e tij kishte një mandat të qartë për të sunduar.

Por për të krijuar qeverinë duhet të ketë marrëveshje koalicioni dhe kjo pritet të ndodhë gjatë muajve në vijim, e deri sa të krijohet qeveria e re Kancelarja Merkel do të vijojë të drejtojë Gjermanine.

Detyra e pasardhësit të saj është të udhëheqë ekonominë kryesore të Evropës gjatë katër viteve të ardhshme, me ndryshimet klimatike në krye të axhendës së votuesve.

Scholz zotohet se do të formoje një “qeveri të mirë, pragmatike për Gjermaninë”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *