Qendra e majtë triumfon në zgjedhjet lokale italiane

12:33 19/10/2021

Roma sërish me një kryebashkiak nga demokratët

Zgjedhjet lokale të këtij viti në Itali rikthyen demokratët e qendrës së majtë si një prej forcave dominuese në skenën politike, pas rënies së popullaritetit të tyre me krizën financiare të eurozonës dhe atë të refugjatëve të dekadës së fundit.

Balotazhi i të dielës bëri që kandidatët e mbështetur nga demokratët të fitonin Romën dhe shumicën e qyteteve që prej vitesh qeveriseshin nga Lëvizja 5 Yjet, grupimi euroskeptik drejt të cilit rridhte prej kohësh elektorati i qendrës së majtë.

Roma do të drejtohet nga ish-ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri, i cili në raundin e dytë mundi me mbi 60% të votave rivalin e mbështetur nga Lega Nord dhe të djathtët Enriko Miketi, avokat dhe drejtues emisionesh radiofonike, i akuzuar për anti-semitizëm.

Ndihmë të madhe i dha edhe elektorati i Lëvizjes 5 Yjet, kandidatja e të cilëve, Virxhinia Raxhi që ka drejtuar Romën 5 vitet  e fundit humbi që në raundin e parë. Kandidatët e qendrës së majtë fituan që në raundin e parë edhe në qendra të rëndësishme, nga Milano në Napoli.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *