Qëndrimi kontravers i Ronaldos pasi Mesi fitoi Topin e Artë! Pasi e përgëzoi për fitoren, tashmë pranon që nuk e meritonte, ja komenti në rrjete sociale









Kristiano Ronaldo ka aprovuar pretendimet nga një faqe tifozësh se Lionel Mesi i vodhi Topin e Artë atij dhe Robert Levandovskit. Mesi fitoi Topin e Artë për të shatën herë dhe ky vendim u prit me kundërshtime të shumta në mbështetje të Robert Lewandowski, të cilit iu mohua sërish çmimi.

kristianoronaldo

Pesë herë fitues i Topit Të Artë, rezultoi i gjashti me 435 vota larg Mesit, por sulmuesi i Manchester United nuk ka lënë pa komentuar fitoren e argjentinasit, duke lënë një koment në një postim të tifozëve. Konkretisht tifozi i CR7 postoi një shkrim duke renditur të gjitha arritjet e Ronaldos këtë vit dhe duke zhvlerësuar kontributet e Messit në futboll. 36-vjeçari ka bërë ‘like’ postimin dhe ka komentuar me fjalën “factos”.

Në postim shkruhej: “Kush e pa, e pa. Kushdo që është mjaftueshëm i zgjuar e di se cilët janë ata që e meritojnë. Marrja e çmimeve pa i merituar është lumturi e rreme, pa krenari”.

Një tjetër postim në rrjetin social Twitter vuri në dukje se si komenti i Ronaldos bie ndesh me postimin e tij në Instagram, i cili shkruante: “Unë i përgëzoj gjithmonë ata që fitojnë, brenda sportivitetit dhe lojës së ndershme që udhëhoqi karrierën time që në fillim dhe e bëj këtë gjë sepse nuk jam kurrë kundër askujt”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *