“Qëndrimi në Superiore është më afër se kurrë”, Memelli: Shkëputja e Partizanit krijonte “budallallëk”, ju tregoj 2 skuadrat që kemi hasur më shumë vështirësi



Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli, u shpreh i lumtur, për pikën e marrë në shtëpi ndaj Partizanit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, tekniku pogradecar u shpreh:

bandicam 2021-05-08 21-11-32-331

BARAZIMI- Më vjen keq që nuk mbajta dot premtimin dhe për mikun tim Alban Berisha, që I dhashë fjalën që do ta mund Partizanin, por nuk e munda dot.

Për nga rëndësia e kësaj ndeshje dhe nga presioni i jashtëzakonshëm, ishte një shfryrje e momentin. Komplimenta të jashtëzakonshme lojtarëve, bënë një ndeshje të madhe sot, edhe pse zotërimin e topit e kishte Partizani. Do doja ta ndaja këtë ndeshjen në 2 pjesë. E para foli për Partizanin, në pjesën e dytë i rregulluam gjërat duke futur Marën. Një pikë që vlen. Kur tregon forcat me një kundërshtar të tillë, do të thotë që qëndrimi në Superiore është më afër se kurrë.

Nga ana psikologjike nuk kam pikë frike në këto moment, skuadra po tregon që di të përballet edhe me kundërshtarë të këtij niveli. Motivimi qëndron brenda lojtarëve. Do mundohemi që në javët në vazhdim më tepër të ndalemi në aspektin tekniko-taktik se psiko-fizik.

RIVALËT- Ndoqa pjesët e para të Kastriotit dhe Laçit, rezultatin e Bylisit e mora vesh në fund të takimit. Te Skënderbeu më sollën lojtarët dhe cilësitë e tyre. E vetmja gjë që kemi arritur është që kemi bërë që skuadra të funksionojë si një trup i vetëm.

PIKA MË E ÇUDITSHME- Është e vërtetë. Ishim përgatitur që Partizani do të vinte me 2 sisteme loje. Më e thjeshtë do të ishte që të rreshtoheshin me 4-3-3, e kundërta ndodhi, u spostuan me 2 ekrane para mbrojtës, U munduam t’ia linim topin Belicës dhe Bitrit. Presioni është i jashtëzakonshëm, një pikë karshi një kundërshtari si Partizani, vlen, i kemi bërë nder vetes dhe kampionatit. Shkëputja mund të krijojë një “budallallëk”, si ato ndeshjet që dihet si dalin.

PRETENDENTJA MË E VËSHTIRË- Dy janë skuadrat që kemi hasur vështirësi. Tirana dhe Partizani, janë 2 skuadrat që kanë potencë për të fituar titullin. Partizani është rival shumë i fortë për të fituar titullin kampion, edhe pse unë në fillimet e mija në studio kam thënë që del Laçi kampion”, u shpreh Memelli.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *