Qëndrojnë vetëm ata që kanë bindur drejtuesit! Elbasani me pushime, lojtarët me “valixhe” në duar

qendrojne vetem ata qe kane bindur drejtuesit elbasani me pushime lojtaret me valixhe ne duar































Elbasani ka marrë zyrtarisht pushimet pas ngritjes së trofeut të kampiones së Kategorisë së Parë. Kjo, sa i përket lojtarëve, sepse për drejtuesit nuk është aspak një periudhë pushimesh. Thuhet kështu, sepse këta të fundit po ngrenë piketat e fundit sa i përket merkatos që do të bëjnë dhe lojtarët që do të afrojnë.

elbasani

Ndonëse në Kategorinë e Parë u munduan që të afrojnë lojtarë të Superiores me synimin për t’i pasur edhe në elitë vitin pasardhës, për të qenë konkurrues duhen patjetër afrime të tjera. Vetë presidenti Kujtim Llupa, ka theksuar në daljet e tij publike, se synimi i skuadrës është që të konkurrojë për “Final 4” dhe me kontingjentin aktual ky objektiv nuk shihet shumë i realizueshëm.

LARGIMET – Fillimisht, para se të flitet për lojtarët që do të afrohen, në klub po bëjnë gati listën e largimeve. Jo të gjithë lojtarët kanë bindur dhe shumë prej tyre janë me “valixhe në duar”. Për t’i paraprirë kësaj situate, në kontratat e sezonit të kaluar, për një pjesë të mirë të tyre ka qenë klauzola e rinovimit nëse klubi do të ishte dakord për të vazhduar bashkëpunimin edhe në elitë. Mësohet se futbollistët më të rrezikuar për të mbyllur në mes aventurën me ekipin verdheblu janë ata që nuk kanë pasur shumë mundësi aktivizimi. Gjithsesi, këtu nuk bëjnë përjashtim as të tjerët, ndërsa për momentin të “paprekshëm” duken senatorët që kanë mbajtur edhe peshën më të madhe këtij sezoni.

AFRIMET – Burime pranë klubit konfirmojnë për gazetën se do të kontaktohen dhe po shihen vetëm lojtarët që u mbaron kontrata me skuadrat e tyre. Përpos dëshirës dhe mundësisë që kanë nga ana financiare për të afruar çdo lojtar që u nevojitet, në klub theksojnë se këtë rregull nuk do ta thyejnë. Aktualisht, për momentin gjithçka është në fazën e lëshimit të emrave në tryezë dhe do të ngrihet një grup pune me trajnerin dhe drejtuesit për të pikasur ata që mund t’i mundësojnë pikërisht arritjen e objektivave. Për emra konkretë është herët për të folur, edhe pse kanë nisur të qarkullojnë të parët. Duke qenë se sezonin e kaluar shumë lojtarë nuk rezultuan në nivelin e pritshëm, për afrimet në Superiore, do të ketë një “sitë” përpara se të firmosin me ekipin.

VLADIMIR MEMA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts