Qershori, muaji më i nxehtë në histori

18:25 07/07/2021

Më të prekura Amerika Veriore, por edhe Rusia

Muaji Qershor, për hemisferën veriore renditet ndër më të nxehtit në histori. Situatën më të rëndë e ka përjetuar Amerika e Veriut, ku temperatura deri në 50 gradë zgjatën për disa ditë në Kanada e në veri të Shteteve të Bashkuara, në zona që shquhen për temperatura të acarta gjatë pjesës më të madhe të vitit, e ku i nxehti u bë shkak për vdekjen e të paktën 500 personave.

Edhe rajoni i Siberisë në Rusi, po ashtu e gjithë Europa përjetoi temperatura ekstreme. Nga matjet satelitore të Agjencisë Europiane të Hapësirës rezultoi se temperaturat ishin 5 gradë Celsius më të larta se rekordet e regjistruara deri më sot.

Shkencëtarët thonë se shekullin e fundit, temperaturat mesatare kanë pësuar vetëm rritje dhe asnjëherë rënie, çka tregon edhe tendencën për vitet e ardhshme.

I nxehti ka shtuar intensitetin e fenomeneve ekstreme. Rasti më i fundit ishte uragani Elsa që goditi Kubën dhe gjirin e Meksikës me shpejtësi deri 100 kilometra në orë, e që i mori jetën disa personave.

Stuhitë e shiut dhe breshërit që përjetuan disa vende europiane javët e fundit janë po ashtu shembuj konkretë që tregojnë se klima po ndryshon me ritme të shpejta dhe një këmbanë alarmi për masa të menjëhershme para se të mos jetë vonë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.