Qeveria bën ndryshime në ministrinë e Arsimit, ja kush e merr postin e zv/ministres (EMRI)








Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar të tjera ndryshime në qeveri. Konkretisht është emëruar në detyrën e zv/ministres së Arsimit, Albana Tole.

mbledhja e qeverise

Tole zëvendëson Oltion Rrumbullakun, i cili lirohet nga detyra si  zëvendësministër i Arsimit. Rrumbullaku u emërua në këtë detyrë më 11 dhjetor 2019 në vend të Redi Shtinos.

V E N D I M

PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Albana Tole emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

*********

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Oltion Rrumbullaku, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *