Shoqëria Civile ka njoftuar sërish protesta, pasi Bordi i Administrimit të Karburanteve rriti çmimin e naftës. Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.
Lapaj shkruan në Facebook se çmimi ka vijuar të rritet që nga dita e fundit e protestës. “Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”- shkruan Lapaj.
Kujtojmë që për rreth një javë rresht qytetarët dolën në protesta kundër rritjes së çmimeve. Ata kanë kërkuar që të hiqet taksa e naftës, por kjo është refuzuar nga kryeministri Rama, i cili ka deklaruar i vendosur se nuk do të hiqet taksa për aq kohë sa ai është në pushtet.
Postimi i Lapajt
SËRISH NË SHESH!
TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH
Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.
Te sheshi sërish!
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al