“Qeveria dhe populli janë në unison”, Kurti: Aplikojmë për anëtarësim në BE para përfundimit të këtij viti

qeveria dhe populli jane ne unison kurti aplikojme per anetaresim ne be para perfundimit te ketij viti
qeveria dhe populli jane ne unison kurti aplikojme per anetaresim ne be para perfundimit te ketij viti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sot se qeveria e tij do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian përpara përfundimit të këtij viti.

Në një konferencë pas takimit me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kurti tha se qeveria dhe qytetarët mbështesin masivisht dhe plotësisht integrimin në Union.

“Ky vendim vjen si rezultat i orientimit politik dhe të vlerave të Qeverisë dhe  qytetarëve të Republikës të cilët mbështesin masivisht dhe plotësisht integrimin në BE”, tha Kurti.

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe se liberalizimi tashmë është më se meritor për qytetarët e Republikës së Kosovës.

“U diskutua edhe për krizën energjetike me të cilën po përballet i gjithë kontinenti evropian. Bashkimi Evropian ka qenë partner i vazhdueshëm i shtetit të Kosovës. Në këtë takim të sotëm, u konfirmua ndihma e menjëhershme buxhetore prej 75 milionë euro për Kosovën në ballafaqimin me krizën energjetike”, thuhet mes tjerash në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts