Qeveria e Kazakistanit jep dorëheqjen mes protestave mbarëkombëtare

qeveria e kazakistanit jep doreheqjen mes protestave mbarekombetare
qeveria e kazakistanit jep doreheqjen mes protestave mbarekombetare

23:00 05/01/2022

Qytetarët kanë protestuar ndaj çmimeve të shtrenjta të energjisë

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Yomart Tokayev pranoi dorëheqjen e qeverisë me një dekret presidencial pasi vendi u përfshi në një valë protestash masive për rritjen e çmimeve të energjisë.

Në përputhje me nenin 70 të Republikës së Kazakistanit, vendosa të pranoj dorëheqjen e qeverisë”, theksoi Presidenti.

Sipas dekretit, zëvendëskryeministri i parë Alihan Smailov u emërua Kryeministër i përkohshëm. Megjithëse dekreti hyn në fuqi menjëherë, anëtarët e kabinetit pritet të qëndrojnë në detyrë deri në formimin e një qeverie të re.

Por pavarësisht dorëheqjes së qeverisë zemërimi i qytetarëve nuk është shuar ende pasi protestat në vend  kanë vijuar. Protestuesit kanë thyer kordonin e forcave të sigurisë edhe pse këto të fundit  përdorën gaz lotsjellës dhe granata për t’i shpërndarë.

Sipas autoriteve atje, 190 njerëz kanë kërkuar ndihmë mjekësore, duke përfshirë 137 efektivë  policie.  Sipas policisë janë arrestuar 200 persona megjithëse mendohet se kjo shifër është më e lartë.

Demonstrat shpërthyen më 2 Janar kur shoferët  protestuan kundër rritjes së çmimeve të  karburantit. Në protesta janë përmendur edhe pakënaqësi lidhur me çështjet si korrupsioni, papunësia dhe pagat e ulëta.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts