Qeveria e Kosovës miraton vendimin për dërgimin e FSK-së në mision jashtë vendit

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës në mision paqeruajtës në Ishujt Falklands.

Në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 29 nëntor, Qeveria tha se ky vendim do t’i dërgohet për miratim Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që pjesëtarët e FSK-së të marrin pjesë në këtë mision.

Nëse deputetët miratojnë këtë vendim, atëherë ky do të ishte misioni i dytë jashtë vendit i pjesëtarëve të FSK-së.

“Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklands dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar me Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mund të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi”, u tha në njoftimin e ekzekutivit.

Misioni i FSK-së do të mbulohet financiarisht nga buxheti i Kosovës, ndërkaq pjesëtarët e saj do të jenë nën komandën e forcave të armatosura të shtetit pritës.

Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar në shtator të vitit 2022 nënshkruan marrëveshjen për bashkë-zbarkime të forcave të tyre në misione ushtarake jashtë këtyre dy shteteve.

Atëbotë, zyrtarët e Kosovës thanë se nënshkrimi i marrëveshjes “rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”.

Kosova ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për angazhim të përbashkët të forcave ushtarake në misione të ndryshme.

Përmes këtij bashkëpunimi, me trupat amerikane, më 2021 një kontingjent i FSK-së u dërgua në Kuvajt – në misionin e parë jashtë vendit.
FSK-ja numëron afër 2.500 trupa të rregullt dhe 800 rezervistë. Numri i forcave të saj të rregullta pritet të dyfishohet kur të mbarojë procesi i transformimit.

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur procesin e transformimit të plotë në ushtri më 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *