Qeveria e Kosovës procedon në kuvend Ligjin për zgjedhjet

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur në mbrëmjen e së premtes, ka miratuar ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe të njëjtin tani ia procedon kuvendit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se qeveria e ka mbështetur këtë nismë, “sipas kërkesës nga përfundimi i kuvendit, janë përgatitur edhe opinioni për vlerësimin buxhetor dhe opinioni për përputhshmëri me aki-komuniter të Bashkimit Evropian (acquis communautaire – baza ligjore e BE-së), të cilat do t’i procedohen Kuvendit të Kosovës.

“Ky projektligj për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës nuk është i ri. Ai është një gjë që ishte iniciuar edhe në legjislaturën e gjashtë, kishte vazhduar edhe në legjislaturën e shtatë, ku është përkrahur miratimi i tij. Tani, ne po e miratojmë në qeveri, për ta proceduar më tej për miratim në kuvend”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se ky projektligj është në funksion të garantimit të të drejtës së votës për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe e mundëson votimin bashkatdhetarëve në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, duke u krijuar atyre mundësin për pjesëmarrje më të lehtë në procesin zgjedhor. Ndryshimet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme tani i procedohen Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet seancë plenare. Ndryshimet në ligj, me propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, do të bëhen me procedurë të përshpejtuar.

Ky ligj vjen në kuvend para mbajtjes së seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe nga partitë opozitare, është cilësuar si shantazh. Por, më herët shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se ky ligj nuk është shantazh ndaj partive të tjera, por jetësim i një premtimi elektoral të LVV-së

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *