“Qeveria e re duhet të…”, Komisioneri Varhelyi i drejton tre mesazhe kryeministrit Albin Kurti

Kosova po përballet me një moment kritik, gjersa Evropa pret që pa vonesë të zgjedhet një president pas formimit të qeverisë.

“Të dyja palët po i japin përparësi reformave dhe angazhimit në dialog, i cili duhet të sjellë një marrëveshjeje të detyrueshme”, tha Oliver Varhelyi, komisioner i zgjerimit. “Çelësi i stabilitetit në rajon është që Serbia të qëndrojë në rrugën e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Një sesion plenar i Parlamentit Evropian është duke u zhvilluar në Bruksel, kushtuar Ballkanit Perëndimor, ku do të paraqiten raportimet për Serbinë dhe Kosovën.

Komisioneri i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Varhelyi pohoi se Komisioni Evropian pajtohet se është koha që të liberalizohen vizat për Kosovën, por që vendimi duhet të merret nga vendet anëtare të BE-së, prandaj ky institucion inkurajon autoritetet e Kosovës që t’u drejtohen anëtarëve dhe të punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Është një moment kritik për Kosovën”, tha hungarezi duke shtuar se qytetarët e Kosovës sapo kishin dhënë votën e tyre për qeverinë e re, prandaj ai kishte tre mesazhe.

“Është e një rëndësie themelore që të formohen institucione të reja dhe që presidenti të zgjidhet tani pa vonesa të mëtejshme”, është mesazhi i parë.

“Qeveria të jetë e angazhuar për zbatimin e reformave gjersa Këshilli Evropian ka mirëpritur prioritet e Lëvizjes Vetëvendosje – luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimin ekonomik dhe se tani mbetet që qeveria e re e Kosovës të zbatojë këto reforma”, tha ai.

Çështja e dialogut me Beogradin mbetet thelbësore, vuri në dukje Varhelyi në mesazhin e tretë.

“Qeveria e re duhet të vazhdojë angazhimin e saj për dialog, i cili është thelbësor për normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve”, tha Komisioneri i Zgjerimit.

Ndryshe, Viola von Cramon, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, ka mbajtur një fjalim në seancën plenare teksa ka folur rreth liberalizimit të vizave.

Ajo ka bërë thirrje që të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, pasi në të kundërtën “po humbim besimin e qytetarëve të Kosovës”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *