Qeveria e re e Kosovës, Agron Duka uron Albin Kurtin: Shpresë e re për një të ardhme më të mirë, pritshmëritë janë të larta

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurtin duke e cilësuar si një shpresë të re për një të ardhme më të mirë.

Duka thotë se prioritetet dhe arritjet e qeverisë Kurti do të përcaktojnë ndryshimet cilësore në qeverisjen e vendit, integrimin dhe paqen në rajon.

Ai thotë se pritshmëritë për Kurtin janë të larta, sfidat ndërkohë jo të lehta, por janë të mundshme për t’u realizuar.

STATUSI NGA AGRON DUKA
Duka: Uroj Albin Kurtin!
Qeveria e re e Kosovës, një shpresë e re e popullit të Kosovës për një të ardhme më të mirë.
✔️Kredibiliteti në plotësimin e prioriteteve dhe arritjet konkrete të qeverisë Kurti, do të përcaktojnë ndryshimet cilësore në qeverisjen e vendit, në heqjen e barrierave në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës, do të rritin prosperitetin dhe do të garantojnë paqen në vendet tona dhe në rajonin tonë.
Pritshmëritë janë të larta, sfidat nuk janë të lehta, por plotësisht të mundeshme.

Agron Duka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *