Qeveria e re izraelite miraton ndërtimin e vendbanimeve hebreje

Qeveria e re e koalicionit e formuar në Izrael, e udhëhequr nga kryeministri Naftali Bennett, dje ka miratuar një projekt për ndërtimin e 31 ndërtesave të reja në vendbanimet e paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Mediat lokale raportuan se nënkomiteti Suprem i Planifikimit i Administratës Civile pranë Ministrisë së Mbrojtjes shqyrtoi projektin përpara miratimit të tij.

Në mesin e ndërtesave të miratuara për ndërtim janë një qendër tregtare dhe dy sinagoga.

Kjo është hera e parë që qeveria e drejtuar nga Bennet, e cila erdhi në pushtet më 13 qershor, miraton ndërtimin në vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor.

Ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, të cilat Izraeli i pushtoi në vitin 1967.

Më shumë se 400.000 kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën pushtim në Bregun Perëndimor.//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *