Qeveria e Ugandës në heshtje rikthen Facebook-un

Autoritetet e Ugandës të hënën rivendosën qasjen në Facebook pa ndonjë njoftim ose shpallje zyrtare pasi mbyllën faqen e mediave sociale disa muaj më parë.

Facebook, Twitter dhe faqet e tjera të mediave sociale u mbyllën në prag të zgjedhjeve në Ugandë më 13 janar të këtij viti.

“Qeveria e Ugandës do të mbajë mbylljen e tyre në internet, Facebook, Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale derisa qeveria të gjykojë se ato janë të sigurta nga përdorimi për të ndezur tensionet”, thuhet në njoftimin në atë kohë.

Më tej theksohet se qeveria ka qenë duke e analizuar situatën dhe faqet do të restaurohen “nga rasti në rast”.

Katër ditë pas zgjedhjeve, interneti dhe faqet e tjera të mediave sociale përveç Facebook-ut rifilluan funksionimin. Facebook nuk e bëri sepse presidenti Yoweri Museveni e ndaloi atë pasi bllokoi llogaritë e disa zyrtarëve qeveritarë.

Sot, ugandezët u befasuan kur panë Facebook-un në funksionim të plotë.

“Vendosëm të ndalojmë mbylljen e Facebook-ut në mënyrë që ugandezët të mund t’i përdorin shërbimet e tij”, tha John Baptist Oyo, një drejtor nga Departamenti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *