Qeveria gjermane parashikon muaj të vështirë pas ndërprerjeve të furnizimit me gazin rus, Kancelari Scholz nuk heq dorë nga sanksionet: Qëndrojmë krah Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz nuk mendon se sanksionet ndaj Moskës duhet të zbuten edhe pse faturat e energjisë për qytetarët gjermanë po rriten si pasojë e problemeve me furnizimin me gazin rus.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, i cili shtoi se në muajt e ardhshëm situata parashikohet të jetë edhe më e vështirë.

“Na presin muaj të vështirë përpara. Por është e qartë se ne qëndrojmë fort në anën e Ukrainës dhe qëndrojmë pas sanksioneve që kemi rënë dakord së bashku me Bashkimin Evropian dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.