Qeveria gjermane, plane për shpalljen e emergjencës?

17:40 22/06/2022

Lindner: Rritja e kostove të energjisë na fut në krizë të rëndë ekonomike

Qeveria gjermane mund të shpallë së shpejti gjendjen e emergjencës kombëtare, pas reduktimit të importit të gazit nga Rusia, rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Ministri Gjerman i Financave, Kristian Lindner shprehet për mediat vendase paralajmëroi se rrezikohet një krizë shumë e fortë ekonomike nga rritja e çmimeve të energjisë.

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë është pasojë jo vetëm e problemeve me zinxhirët e furnizimit, por edhe për shkak të inflacionit që ka arritur në 7.9%. Lindner parashikon që kjo situatë të vazhdojë përgjatë 5 viteve. Ashtu si Gjermania, me të njejtat vështirësi po përballet i gjithë kontinenti.

Nuk bën përjashtim as Britania e Madhe ku inflacioni ka arritur në nivelin më të lartë prej 4 dekadash, në nivelin 9.1%. Çmimet e ushqimeve, energjisë dhe karburantit kanë prekur rekordet e 40 viteve të fundit. Kostot e jetesës po bëhen të papërballueshme në këtë vend, aq sa prej ditësh kanë nisur edhe protestat e puntorëve në disa qytete të vendit, të cilët kërkojnë që rritja e pagave të ndjekë ritmin e inflacionit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.