Qeveria italiane miraton fondin 18.5 milionë euro, gati rikonstruksioni i “Koloseut”, ‘tempullit të gladiatorëve’ (FOTO)

Qeveria italiane ka miratuar një plan, për të rinovuar ambientet e brendshme të Koloseut në Romë, e njohur ndryshe si ‘tempulli i gladiatorëve’.

Ministri i Kulturës, Dario Franceschini, njoftoi se në hapësirën e brendshme të Koloseut do të ndërtohet një dysheme druri, vlera e të cilës përllogaritet diku tek 18.5 milionë euro.

Dyshemeja pritet të përfundojë në 2023-in. Koloseu konsiderohet si një vepër rreth 2 mijë vjeçare e vjetër.

Ajo mbart shumë tunele, vende ku kanë pas qëndruar gladiatorët, kafshët, por edhe mijëra njerëzit që ndiqnin luftimet e përgjakshme.

Por ajo nuk ka pasur një dysheme dhe sipas autoriteteve, ky projekt shihet si mjaft ambicioz, edhe për turistët e shumtë që vizitojnë monumentin.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *