Qeveria italiane rrit huamarrjen për të trajtuar krizën energjetike

qeveria italiane rrit huamarrjen per te trajtuar krizen energjetike
qeveria italiane rrit huamarrjen per te trajtuar krizen energjetike

14:16 05/11/2022

Kabineti i Melonit ka bërë te ditur se do të akordojë 9.5 milionë euro për të ndihmuar familjet dhe bizneset

Qeveria e re e Italisë zbuloi objektivat e saj të parë të financave publike, duke rritur huamarrjen për të mbështetur familjet dhe bizneset për shkak të rritjes së kostove të energjisë.

Kabineti i Giorgia Melonit vendosi deficitin fiskal 2023 në 4.5% të prodhimit të brendshëm bruto, nga një parashikim prej 3.4% i bërë në Shtator nga qeveria e mëparshme e Mario Draghit. Shifrat e reja i japin Melonit hapësirë ​​për të zgjeruar ekonominë vitin e ardhshëm, duke mbajtur raportin e deficitit ndaj PBB-së në një trajektore rënëse nga një vit në tjetrin.

“Gjithsej 9.5 miliardë euro do të ndahen këtë vit për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit, ndërsa 21 miliardë euro do të jenë pjesë e buxhetit të 2023”,  theksoi liderja e ekstremit të djathtë.

Pasi fitoi zgjedhjet e 25 Shtatorit, liderja e djathtë e bëri të qartë shpejt se shumica e premtimeve zgjedhore më ambicioze të koalicionit të saj do të duhej të prisnin deri në kohë më të mira ekonomike. Ministri i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti, është shprehur se rreziqet e recesionit po rriten në Europë dhe gjithashtu mund të prekin ekonominë italiane.

Inflacioni arriti në 12.8% në Tetor shumë herë më lartë që nga 1996. Rregullat fiskale të Bashkimit Europian janë ende të pezulluara për të ndihmuar ekonomitë e bllokut të rimëkëmben nga pandemia COVID-19. Sipas analistëve, borxhi publik i Italisë, proporcionalisht më i larti në Eurozonë pas atij të Greqisë, do të bjerë në mënyrë të qëndrueshme nga niveli 150.3% në 141.2% në 2025.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts