Qeveria japoneze u bën thirrje qytetarëve në Tokio të kursejnë energjinë elektrike

Qeveria japoneze ka bërë thirrje për ulje të konsumit të energjisë elektrike, e cila është rritur pas rritjes së temperaturave në kryeqytetin Tokio dhe provincat përreth.

Temperaturat e ajrit parashikohet të rriten deri në 38 gradë Celsius.

Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë (METI) paralajmëroi për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike dhe bëri thirrje për një reduktim të konsumit të energjisë elektrike në amvisëri dhe vendet e punës në nëntë provinca midis orës 15:00 dhe 18:00.

Ndonëse u kërkua që të fikeshin dritat e panevojshme dhe të mos përdoren pajisjet elektrike, u kërkua që frigoriferët, përfshirë edhe kondicionerët, të përdoren me kursim kundër rreziqeve të mundshme të “valës së nxehtësisë”.

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Koichi Hagiuda tha se është e rëndësishme të vihej përsëri në funksion një central bërthamor jofunksional për të përmbushur kërkesën në rritje për energji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.