Qeveria në Gjermani drejt formimit, Socialdemokratët arrijnë marrëveshje me të gjelbrit dhe liberalët

17:09 24/11/2021

Socialdemokratët gjermanë bien dakord me të gjelbërit dhe liberaldemokratët për formimin e koalicionit të ri qeverisës. Mediat gjermane shkruajnë se tre partitë gjetën gjuhën e përbashkët për çështjet që krijojnë ndasi mes programeve të tyre politike.

Diskutime deri në minutën e fundit ka pasur për çështjet e financave dhe klimën, për të cilat dallimet më të mëdha janë mes liberaldemokratëve dhe të gjelbërve.

Gazeta gjermane Bild flet edhe për ndarjen e mundshme të ministrive, ku veç postit të kancelarit që i takon kandidatit socialdemokrat Olaf Sholc, në krye të ministrisë së jashtme pritet të jetë kryetarja e të gjelbërve Analena Berbok. Të gjelbërit kanë qenë mbështetës të fuqishëm të hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nga të gjelbërit pritet të jetë edhe ministri i ekonomisë dhe klimës, ndërsa liberaldemokratët do të jenë në krye të financave.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.