Qeveria shtyn afatin mbi vlefshmërinë e pasaportave diplomatike, ja vendimi i marrë në Këshillin e Ministrave








Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka vendosur shtyrjen me një vit të vlefshmërisë së pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit.

pasaport

Në vendimin e mëhershëm pasaportat kishin vlefshmëri deri në 30 qershor 2021, ndërsa me vendimin e ri vlefshmëria zgjatet deri në 31 dhjetor 2022.

Dy vite më parë Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, deklaroi se në Shqipëri ishin 350 persona të cilët gëzonin pasaporta diplomatike në kundërshtim me ligjin.

Madje Cakaj do tu bënte thirrje publikisht deputetëve, gjyqtarëve që nuk kishin kaluar Vetingun e madje shoferëve të personaliteteve që ti dorëzonin, pasi në të kundërt do të shpalleshin të pavlefshme.

Në fund të dhjetorit 2019 qeveria vendosi të shtynte vlefshmërinë pasaportave deri në dhjetor të 2021.

pasaportaT

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *