“Qeveria vepron njësoj si talebanët”, Shehu reagon për arrestimet e mjekëve: Kërkohet të fshihet katastrofa shëndetësore ndërsa vendi mbushet me kriminelë që…








tritanshehu

Deputeti i zgjedhur i PD-së për Gjirokastrën, Tritan Shehu ka reaguar mbi arrestimet e mjekëve të cilët kanë dalë të përfshirë në korrupsion nga përgjimet e SPAK-ut.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Shehu shkruan se ky regjim talebanësh arreston mjekët dhe jo trafikantët duke i cilësuar bluzat e bardha si e keqja e këtij vendi.

Sipas tij, këto ngjarje kanë nga pas një strategji të ndjekur nga qeveria pasi duke goditur mjekët si pjesa më e brishtë e shoqërisë për të fshehur realitetin si dhe për t’ia hedhur fajin atyre për katastrofën shëndetësore që po kalon vendi.

“Kjo eshte tashme nje strategji e qarte. Goditen me egersi mjeket, intelektualet si pjesa me e brishte e shoqerise, per teatralitet, per te mjegulluar realitetin. Ata mund te goditen me lehte se nuk kane as droge per te trafikuar, as arme per te kercenuar e as para per te blere! Goditen mjeket per te hedhur mbi ata katastrofen e sistemit tone shendetesor, per medikamentet e pa sigurta ne qarkullim, per vaksinat Covid jashte standarteve, per te fajesuar ata per 16 mije vdekjet nga epidemia, per 150 M E te harxhuar nga xhepat e shqiptareve per mjekimin e pa rimbursuar te Covid, per ate qe na kercenon ne muajt qe vijne, per nxjerrjen tashme ne « ankand » te mjekesise sone me PPP-te shkaterruese e korruptive te saj” – shkruan ai.

Shehu thotë se mjekët mund të gabojnë, por ka instanca të tjera si Komiteti etik apo Urdhri i Mjekëve që analizojnë shkallën e gabimit dhe jo të arrestohen menjëherë.

Postimi i plotë i Shehut:

Ky regjim talebanesh, qe godet mjeket dhe mbron trafikantet! Nuk jane mjeket e keqja e ketij vendi, perkundrazi. Mjeket jane vlerat e ketij vendi, por qe po denigrohen, percmohen, persekutohen ne cdo drejtim nga ky regjim, qofte ne pagen e tyre, kushtet teknike te punes, kujdesit per nivelin e tyre profesional, shkencor, dinjitetit intelektual etj. Jane ata qe pavaresisht ketyre kushteve mesjetare po luftojne me devocion ne permbushje te misionit te tyre fisnik.

Por fatkeqesisht ndaj tyre e personelit shendetesor ne pergjithesi po veprohet njelloj si talebanet, qe duan te denigrojne vlerat e shoqerise, intelektualizmin, dijet. Eshte e disata here qe ky regjim shume larg proporcionalitetit burgos, mallkon, anatemon mjeket; ndersa vendi mbushet me kanabis dhe kriminelet qarkullojne te lire duke ndare fitimet me….

Kjo eshte tashme nje strategji e qarte:

—Goditen me egersi mjeket, intelektualet si pjesa me e brishte e shoqerise, per teatralitet, per te mjegulluar realitetin. Ata mund te goditen me lehte se nuk kane as droge per te trafikuar, as arme per te kercenuar e as para per te blere!

—Goditen mjeket per te hedhur mbi ata katastrofen e sistemit tone shendetesor, per medikamentet e pa sigurta ne qarkullim, per vaksinat Covid jashte standarteve, per te fajesuar ata per 16 mije vdekjet nga epidemia, per 150 M E te harxhuar nga xhepat e shqiptareve per mjekimin e pa rimbursuar te Covid, per ate qe na kercenon ne muajt qe vijne, per nxjerrjen tashme ne « ankand » te mjekesise sone me PPP-te shkaterruese e korruptive te saj!

Edhe mjeket mund te gabojne, te denohen, por cdo gje ka nje balance, ka nje mase, ka nje Komitet Etik, profesional, Urdher Mjekesh, qe sipas llojit te gabimit analizon me pare. Ka nje proces gjyqesor qe duhet te zhvillohet ndaj tyre, jo me arrestime te tipit komunist, jo per cdo rast e menjehere ne pranga e qeli si kriminele e vrases, kur nuk kane kryer nga keto krime, ne disproporcion kjo edhe me ligjin vete. Te tilla veprime ekstreme, artificiale e te orientuara me cinizem, ndeshen vetem ne te tilla regjime, ne veprimet talebane ndaj vlerave intelektuale, per t’i mposhtur ato si armiku kryesor i autokracive.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.