Qeveria zgjati koncensionin e markimit, Arbi Agalliu: Shtyrja për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës

qeveria zgjati koncensionin e markimit arbi agalliu shtyrja per nje vit do te rendoje ne cmimin e naftes
qeveria zgjati koncensionin e markimit arbi agalliu shtyrja per nje vit do te rendoje ne cmimin e naftes

Deputeti i PD-së Arbi Agalliu, ka reaguar lidhur me kontratat e koncensionarit të markimit, pasi qeveria njoftoi zyrtarisht shtyrjen me një vit.

Në statusin e tij në “Facebook”, Agalliu thotë se shtyrja për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës ku do të merren 7-8 mln nga xhepat e qytetarëve.

STATUSI:

Kontrata e Koncensionarit të Markimit duhet të përfundonte më 01.08.2023, por edhe pas kësaj date kompanitë kanë vijuar të paguajnë, përndryshe nuk u bëhej zhdoganimi.

Shpjegimi që ka dhënë koncesionari për shtyrje lidhet me mosmarkimin e naftës bruto, e cila sipas tyre është e pamundur që të kryhet nga operatorët e tregut.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve ka qenë kundër kësaj shtyrje. Madje shoqatat kanë kërkuar shpjegime nga istitucionet se përse duhet të shtyhet afati i markimit. Gjë për të cilën ata nuk kanë marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Sipas tyre ky koncesion nuk ka dhënë rezultate për të luftuar kontrabandën, pasi preket nafta që del në treg dhe ajo që nuk paguan akcizë.

Gati për 9 vite janë marrë në çmimin e naftës 30 mln euro. Tarifën e markimit e kanë paguar konsumatorët pasi në çdo litër naftë qytetarëve u merret 1 lekë për litër.

Shtyrja e tij edhe për një vit do të rëndojë në çmimin e naftës ku do të merren 7-8 milionë euro të tjera nga xhepat qytetarëve. Ja pra pse kemi çmimet më të larta në rajon, sepse për çdo litër naftë rreth 130 lekë shkojnë vetëm taksa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts