“Qeveritë në Prishtinë e Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat”, Haradinaj zbulon bisedën me Ramën: I kërkova finalizimin e…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se me kryeministrin Rama kanë biseduar për finalizimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Me Kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kanë biseduar edhe për situatën në veri të Kosovës, si dhe heqjen e të gjitha barrierave në mes dy vendeve.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit. Bashkëpunimi vëllazëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”, ka përfunduar Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *