Qielli bëhet i tëri i gjelbër, shpërthim i çuditshëm në Turqi, qarkullojnë teoritë konspirative në rrjet (VIDEO)

Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Turqi. Një meteor i gjelbër bie në tokë, duke ndezur spekulime për prezencën e UFO-ve.

Video tregon objektin që bie mbi qytetin e Izmirit në Turqi, para se të zhduket në horizont me një ndriçim verbues që natën e kthen në ditë. Të tjera klipe tregojnë një shpërthim drite të gjelbër para se meteori të bjerë në tokë dhe e gjithë kjo ndodhi në orën 2 të mëngjesit të së shtunës.

Imazhet e rënies së pabesueshme të meteorit janë ndarë në rrjetet sociale dhe kjo ka bërë që të ndizen spekulimet nëse bëhej fjalë për një copë shkëmb nga hapësira, një satelit të

rrëzuar apo edhe përplasjen në tokë të një UFO-je.

Dëshmitarët raportuan se dëgjuan një shpërthim të fortë në momentin e kur objekti, çfarëdo qoftë ai, po binte në tokë, ndoshta në momentin e përplasjes, ose ndërsa po binte në atmosferë.

Pavarësisht zërave për vizitorë nga një planet tjetër apo për rrëzimin e një sateliti, dr. Hasan Ali Dal, ka dhënë një shpjegim më të thjeshtë për ngjarjen. Sipas ekspertëve ka të ngjarë që këtu të luajë rol përbërja e meteorit të rënë që me sa duket ka sasi të mëdha nikeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *