Qipro ndërton barrierë kilometrike për frenimin e migrantëve

Qeveria e Qipros po ndërton një barrierë për të parandaluar migrantët dhe refugjatët të kalojnë pjesën veriore të ishullit.

”Nikozia tashmë e ka informuar Bashkimin Europian për planet e saj”, njoftoi radioja  shtetërore qipriote RIK.

Barriere fillimisht do të jetë e gjatë 11 kilometra.

Imazhet e gardhit me tela me gjemba në perëndim të Nikozisë u treguan në median qipriote.

Zyrtarët e sigurisë kanë mbledhur vazhdimisht refugjatë dhe migrantë, shumica e të cilëve vijnë nga Siria dhe Afganistani përmes Turqisë në pjesën veriore të ishullit.

Numri i refugjatëve dhe migrantëve që mbërrijnë në Qipro është rritur në mënyrë dramatike në vitet e fundit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *