Quajeni Europiani i autogolave, barazohet rekordi historik i turneut

quajeni europiani i autogolave barazohet rekordi historik i turneut


































Ndeshja mes Holandës dhe Turqisë në EURO 2024 nxori përsëri në skenë atë që është cilësuar me humor si golashënuesi më i mirë i turneut, autogolin.

asddsasdaasdadsadsadsads

Holandezët fituan me shifrat 2-1 me përmbysje dhe në minutën e 76 të sfidës ishte Mert Muldur i Turqisë ai që çoi sferën në katërkëndorin e portës së tij, për të regjistruar golin e rezultatit 2-1.

Ky ishte autogoli i 10 i këtij turneu, duke barazuar kështu rekordin historik të një statistike të tillë. Ajo ishte regjistruar vetëm 3 vite më parë, në Europianin e kaluar, kur rrjetat u tundën po 10 herë nga lojtarët që dërguan pa dashje topin në portën e skuadrës së tyre.

Me tre ndeshje të mbetura për t’u luajtur, nuk është çudi që të vendoset një rekord i ri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts