Qytetarët filmojnë parakalimet e gabuara, policia e Elbasanit gjobë shoferëve “kokëfortë”

qytetaret filmojne parakalimet e gabuara policia e elbasanit gjobe shofereve kokeforte
qytetaret filmojne parakalimet e gabuara policia e elbasanit gjobe shofereve kokeforte

Pas filmimeve të dërguara në strukturat e Policisë Rrugore të Elbasanit, përmes të cilave qytetarët kanë denoncuar raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, në dalje të autostradës “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë kryer menjëherë verifikimet e nevojshme.

Nga këto verifikime janë identifikuar 5 drejtues mjetesh, të cilët duke lëvizur mbi vijën e bardhë kufizuese të karrexhatës, kanë shkelur nenin 144 të Kodit Rrugor, i cili sanksionon mosrespektimin e sinjaleve rrugore horizontale.

Në bazë të pikës 2 të nenin 144 të Kodit Rrugor, secili prej këtyre 5 shtetasve u ndëshkua me masë administrative 3000 lekë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts