“Qytetarët gjenden mes vështirësive ekonomike”/ Kryemadhi: Projektbuxhetin e shtetit po e konsultojmë me grupet e interesit! Në përfundim do të ofrojmë propozimet tona








kryemadhi relacionKryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022.

Ajo thotë se në fund të procesit do të ofrojnë edhe propozime në Kuvend, me shpresën që të mbështeten nga aktorët politikë.

Sipas saj, i gjithë relacioni që pritet të hartojë LSI ka për qëllim që buxheti i shtetit për vitin 2022 të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm.

“Komisioni i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale në LSI, ka nisur analizën dhe konsultimet me grupet e interesit, në lidhje me projektbuxhetin e shtetit për vitin 2022. Qytetarët tanë gjenden mes vështirësive ekonomike, të thelluara edhe prej kostove shumë të larta të përballimit të pandemisë. Në përfundim të këtij procesi, do të ofrojmë propozimet tona ligjore në Kuvend, me shpresën për mbështetje sa më të gjerë nga aktorët e tjerë politikë, që buxheti i shtetit në vitin që vjen, të realizojë një shërbim shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm për qytetarët dhe të dedikojë mbështetje reale ndaj stafit mjekësor në punën e tyre”, shkruan Kryemadhi.

relacioni

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *