“Qytetarët kanë nevojë për mesazhe paqe”, Ruçi përshëndet pelegrinët në Malin e Tomorrit: Marshim dashurie e sakrifice










Gramoz_Ruci-doreheqja-PS-largimi-politika-Rama-perqafimi-PS-kryeministri-Kongresi-PS (3)

Kryeparlamentari në largim, Gramoz Ruçi ka përshëndetur pelegrinët të cilët po ngjiten në Malin e shenjtë të Tomorrit për të kremtuar festën e Abaz Aliut.

Në një mesazh drejtuar besimtarëve bektashinj, ai thotë se marshimi është shenjë dashurie dhe sacrifice për të gjithë besimtarët.

Ai thotë se në këtë botë të trazuar, të gjithë njerëzit kanë nevojë për mesazhe gëzimi dhe paqeje kundër hidhërimit dhe konflikteve.

Mesazh i plotë i Gramoz Ruçit:

Përshëndes dhe uroj sot qindra-mijra pelegrinë, bësimtarë bëktashinj, të cilët prej disa ditësh po ngjiten në Malin e Shenjtë të Tomorit. Pelegrinazhi është një marshim besimi, përkushtimi, dashurie e sakrifice. Jo vetëm për bektashinjtë, por për të gjithë besimtarët, për të gjithë shqiptarët. Tomori i Abaz Aliut, princi i bashkimit, vllazërimit, paqes dhe mbrothësisë, është bërë destinacioni i besimtarëve nga të katër anët e Shqipërisë, por edhe nga Diaspora.

Në këtë botë të trazuar, të gjithë njerëzit, popujt dhe kombet kanë nevojë për mesazhe gëzimi e paqeje kundër hidhërimit e konflikteve; kanë nevojë për besim e shpresë, përkundër dëshpërimit e pesimizmit; japin e marrin dashuri në vend të urrejtjes; i kundërvenë pasurinë shpirtërore varfërisë dhe pabarazisë; shtrijnë dorën e miqësisë përkundër  pezmatimit dhe armiqsive.”, shkruan në mesazhin e tij drejtuar pelegrinëve në Malin e Tomorit, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *