“Qytetarët po numërojë me gishtat e dorës ditët deri në 25 prill”- Tritan Shehu rendit të gjitha ‘të këqijat’ e Ramës në tetë vite qeverisje

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Tritan Shehu përmes një postimi në facebook ka numëruar ‘të këqijat’ që sipas tij kryeministri Edi Rama i ka bërë vendit në tetë vite qeverisje.

tritan shehu3

Shehu shkruan se qytetarët po numërojnë me gishtat e dorës ditët deri më 25 prill, ndërsa ka bashkëngjitur edhe shifrat e fundit te publikuara të vaksinimit COVID në Shqipëri e në botë.

Postimi i plotë:

Kryeministri ne “ikje” qe e katandisi Shqiperine vendin:

— Me numrin me te larte ditor te infektimeve Covid ne Europe.

—Te tretin ne Bote per numrin e vdekjeve te shtuara te vitit 2020 e me te lartat ditore Covid per kete vit.

—Me numrat e vdekjeve Covid te mjekeve nga me te lartat ne Bote.

—Dhe se fundmi edhe me numrin e vaksinimeve Covid nder me te ultat ne Bote, 0,55 per 100 banore kur mezatarja boterore eshte 4,22, pra reth 9 here me poshte se ajo shifer duke u renditur keshtu perseri ne nivelet e Afrikes Qendrore.

Pra ne keto kushte rrezohet para njerezve te braktisur e ne vuajtje propaganda gebelsiane e tij edhe per kete argument.

Ky Kryeminister, qe shkaterroi demokracine, ekonomine, sistemin social e ate shendetesor, se koti kerkon tashti te maskoje realitetin me “teatralitete” xhongleresh, nderkaq qe dhe:

—Numri i testimeve eshte me i vogli ne Europe.

—Spitalet periferike qendrojne te mbyllura per pacientet ndersa ato Covid po “pellcasin” nga ngarkesa.

—Mjeket e paresorit vazhdojne te paralizuar e te pa mbrojtur.

—Te semuret dergjen te braktisur neper shtepite-spital duke harxhuar dhe “kacidhen” e fundit qe kishin.

—Pasoja, varrezat po shtohen cdo dite me ritme te frikeshme, nga ku “shpirtrat” e braktisur vetem ulurijne, ndersa ky Kryeminister i deshtuar kerkon vecse te “sheqerose” kete gjendje tragjike e ne perkeqesim.

Por pa asnje mundesi mashtrimi kjo ndaj qytetareve, te cilet te qarte po numurojne me gishtat e dores ditet deri me 25 prill.

P.S. Bashkengjitur mund te gjeni dhe shifrat e fundit te publikuara te vaksinimit Covid ne Shqiperi e ne Bote.

COVID

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *