Qytetari hedh plehrat në rrugë në Golem, Rama publikon videon: 1 mln lekë gjobë s’mjaftojnë, duhen rritur sanksionet

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një reagimi në Facebook është ndalur tek situata e mbetjeve. Teksa ka publikuar një video ku shihet një qytetar që hedh plehrat në rrugë nga kamioni, Rama shton se sanksionet për të mbrojtur mjedisin duhet të rriten, pasi sipas tij 1 mln lekë gjobë nuk mjaftojnë.

STATUSI:
1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm

Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts