Qytetari në takimin me Berishën sulmon ambasadoren e SHBA: Yuri Kim u llafos me Ramën e Sorosin, me pas…Përgjigjet Ish-kreu i PD: Ju jeni proamerikanet e vërtetë





Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit në Vlorë është përballur me deklarata të ndryshme të qytetarëve demokratë. Disa prej tyre dhe për vendimin e SHBA për ish-kryeministrin.

Një mbështetës i Berishës tha se kur dëgjon që ka dhënë urdhër Amerika, i kujtohet shprehja, ‘Amerika, xhandari ndërkombëtar’.

“Nëse zonja Kim, të më falë nëse ndonjëra e ka emrin Kimete,  thotë se unë erdha dhe takova Lul Bashën, unë e analizoj: U llafos mirë e mirë në Amerike me Sorosin dhe Ramën dhe erdhi takoi Bashën. Edhe sot dëgjova në media që ai kishte kërkuar nga kryetarët e rretheve që të shpërndahen dhe të marrin informacion. E di si merret informacioni? Të vijë këtu përballë nesh sepse ne e dimë si u zhvilluan zgjedhjet. Kur Noka i tha zbrit në bazë dhe mos mblidh kryetarët, tha unë nuk i fry zjarrit. Ai nuk i fryn zjarrit sepse ka frikë mos digjet.

Duke dëgjuar se ka dhënë urdhër Amerika, fatkeqësisht më kujtohet shprehja: Amerika xhandari ndërkombëtar. Nëse Amerika e quan veten xhandar ndërkombëtar le të japë urdhër dhe të këmbëngul, por nëse e quan veten shtet i madh dhe demokrat nuk duhet të injorojë një popull dhe një parti, sic është PD”, tha ai.

Si përgjigje, ish-kryeministri tha se nëse ka proamerikanë të vërtetë në Shqipëri, ata janë baza e Partisë Demokratike.

“Nëse Shqipëria ka proamerikanë të vërtetë jeni ju baza e PD-së. Jeni ju qytetarët demokratë të këtij vendi, të cilët në 1991 mahnitët Amerikën dhe botën duke i rezervuar pritjen më të jashtëzakonshme në historinë e këtij vendi sekretarit të shtetit James Baker. Udhëtimi juaj me Amerikën është udhëtimi më fabuloz. Si përfaqësuesi juaj dhe i shqiptarëve kam pritur dhe jam pritur nga presidenti Jimmy Carter, presidenti George Bush, Presidentin Clinton, pres George Ë. Bush, kam takuar presidentin Barack Obama, kam takuar ish-zëvendës presidentin Biden, sot President.

 

Asnjë forcë politike nuk ka pasur këto marrëdhënie të hapura, respekti e miqësie që kemi pasur dhe kemi me SHBA-të. Është e vërtetë se në lobimin korruptiv të Soros unë jam dizenjuar ‘non grata’, por është e vërtetë se ministri në hije i Partisë Republikane i ka deklaruar edhe ai kombit të tij në një konferecë vjetore ndër më të rëndësishmet se në rastin e Shqipërisë është përdorur ligji si armë, kundër kundërshtarëve të kryeministrit shqiptar për të penguar ardhjen e tyre në pushtet, nën diktatin e George Soros, këto janë deklaratat e Richard Grenell.

Ndërkohë që kongresmeni tjetër i tha në sy të të gjithëve, zoti sekretar vendimi yt vjen nga hiçi se ne kemi bërë hetim, kemi kërkuar shumë dhe nuk kemi gjetur asnjë fakt, asgjë prej gjëje për korrupsionin e Sali Berishës që është një mik i SHBA, është një mik i Bushëve. Ne nuk lëkundemi nga deklaratat e peng Bashës i cili thotë se nuk lejoj kongres antiamerikan, njeriu që deri dje nuk shkonte dot në SHBA, gjersa u mor peng nga Rama”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *