Qyteti i pushtuar nga rusët/ Kryebashkiaku i Khersonit bën thirrje për ndalimin e plaçkitjeve

Kryetari i qytetit ukrainas të Khersonit, Ihor Kolykhaiev, u bëri thirrje njerëzve të ndalojnë plaçkitjen dhe vjedhjen e furnizimeve ushqimore të enjten.

“Qyteti ka nevojë për produkte ushqimore dhe industriale. Kjo është veçanërisht për shtresat më të pambrojtura të popullsisë. U bëj thirrje të gjithë pronarëve të supermarketeve, dyqaneve të mëdha, magazina, dyqane ushqimore dhe kujtdo që e sheh këtë mesazh të dobishëm. Qyteti është gati të pranojë kontrollin e shpërndarjes së produkteve tuaja të mbetura. Ne garantojmë se do të arrijë aty ku pritet më së shumti tani – spitale, jetimore, pensionistë, nevojtarë, familje me shumë fëmijë, kategori sociale, etj”, tha Kolykhaiev në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Yaroslav Kontsevyi, një banor i Khersonit, thotë për CNN se pushtuesit rusë kanë vendosur pika kontrolli dhe pika snajperash në vendet kryesore të qytetit.

Kontsevyi thotë se pushtuesit rusë po ndalojnë burrat civilë ukrainas dhe po i pyesin nëse do të luftojnë në anën ruse apo ukrainase në rast mobilizimi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.