Qyteti i rrethuar prej javësh nga rusët, Mariupoli nuk bie në duart e armikut, kryeministri ukrainas: Do të luftojmë deri në fund!

Forcat ukrainase në qytetin port të Mariupolit janë ende duke luftuar dhe nuk janë dorëzuar. Kështu ka pretenduar kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

“Mariupoli ende s’ka rënë. Ka ende forca ushtarake, ushtarët tanë, kështu që ata do të luftojnë deri në fund dhe për momentin ata janë ende në Mariupol”, tha kryeministri.

Më tej ai shtoi:

“Asnjë qytet i madh në Ukrainë s’ka rënë në duart e armikut. Vetëm Kherson është nën kontrollin e rusëve, por të gjitha qytetet e tjera janë nën kontrollin e Ukrainës”, u shpreh Shmyhal.

Ai tregoi se luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Lindje të vendit, por shtoi se nuk kanë ndërmend të dorëzohen.
“Ne ende po luftojmë dhe po bëjmë një betejë të ashpër në rajonin e Donbasit, nuk kemi ndërmend të dorëzohemi”, përmbylli kryeministri.

Në përgjigje të një pyetjeje mbi gjendjen aktuale të diplomacisë, ai tha se “Ukraina do të përgatitet të ndalojë këtë luftë” nëse një “rrugë diplomatike është e mundur”.

Megjithatë, nëse Rusia nuk do të ishte e gatshme të zhvillonte negociata, ai tha se “ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të lëmë vendin tonë, familjet, tokën tonë, do të luftojmë absolutisht deri në fund, deri në fitoren në këtë luftë”.
Shmyhal falënderoi gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë për mbështetjen e tyre në ofrimin e municioneve, ndihmës humanitare dhe financiare.

“Ne kemi një deficit të buxhetit rreth 5 miliardë dollarë në muaj gjatë çdo muaji të luftës. Pra, ne vlerësojmë dhe jemi shumë mirënjohës (mirënjohës) për çdo mbështetje financiare nga Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha ai.

(BalaknWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.