Radev fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari

radev fiton zgjedhjet presidenciale ne bullgari
radev fiton zgjedhjet presidenciale ne bullgari

23:02 21/11/2021

Siguroi afro 66% të votave në balotazh

Rumen Radev do jetë sërish President i Bullgarisë. Ai fitoi një mandat të dytë në balotazhin e zhvilluar këtë të dielë duke mundur kundërshtarin e tij Anastas Gerdzhikov.

Sipas sondazheve të publikuara pas mbylljes së votimit, 58-vjeçari Radev ka fituar gati 66% të votave, kundrejt 34 % që ka fituar rivali i tij.

Zgjedhjet vijnë në mes një pakënaqësie të madhe kundër korrupsionit të nivelit të lartë që i dha fund sundimit 10-vjeçar të ish-Kryeministrit Bojko Borisov në Prill.

Radev, një ish-komandant i Forcave Ajrore, fitoi popullaritet për mbështetjen e tij të hapur për protestat masive kundër korrupsionit që u zhvilluan në vitin 2020.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts