Radha e automjeteve në Kakavijë/ Meta thirrje Ramës dhe Xhaçkës: Të vendosen kontakte me palën greke për të marrë masa! Qytetarët të mos trajtohen si njerëz pa atdhe


















Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme të meren masa dhe të vendosen kontakte me palën greke me qëllim eliminimin e radhës së automjeteve në pikën kufitare të Kakavijës në anën e kufirit grek.

-640-0-3e49645c-bfbf-41fe-bfbd-e9b83327f631-1658837021

Meta shprehet se kjo situatë është e papranueshme ndërsa shton se autoritetet greke në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale duhet të bëjnë gjithçka për të shmangur kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar.

“ÇDO QYTETAR SHQIPTAR MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET, JO SI NJERI PA SHTET DHE PA ATDHE!

I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin menjëherë kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat efektive për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në pikat e kalimit kufitar.

Rikthimi i radhëve kilometrike në Kakavijë është i papranueshëm!

U kërkoj autoriteteve përgjegjëse shtetërore të ndërpresim menjëherë pushimet, të ngrihen në këmbë dhe të marrin çdo masë të duhur dhe të mundshme për të mos përsëritur kurrë më krizat humanitare në Kakavijë, ku mijëra emigrantë e shtetas shqiptarë, fëmijë e të moshuar u lanë të braktisur dhe në kushte tejet të vështira, por minimalisht t’i informojnë në kohë qytetarët dhe me transparencë për çdo vonesë.

I inkurajoj gjithashtu autoritetet greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe marrëdhënieve të ngushta tradicionale, të bëjnë gjithçka për të shmangur situata të papranueshme dhe kriza humanitare në pikat e kalimit kufitar, imazhet e të cilave i turpërojnë të dyja vendet tona”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.