Radha e diplomacisë afrikane për krizën ukrainase

radha e diplomacise afrikane per krizen ukrainase
radha e diplomacise afrikane per krizen ukrainase

[embedded content][embedded content]

16:46 17/06/2023

Kievit dhe Moskës i propozojnë plan me 10 pika për fundin e luftës

Pasi fuqitë e mëdha dështuan, paqen në Ukrainë do të përpiqen ta sjellin liderët e vendeve afrikane. Presidenti i Afrikës së Jugut, Kirill Ramafosa dhe homologë të tij nga Senegali, Zambia, Komoret si dhe kryeministri i Egjiptit, këtë të shtunë do të takohen me presidentin Vladimir Putin në Shën Pjetërburg.

Të Premten, ata ishin në Kiev ku i paraqitën presidentit ukrainas Volodimir Zelesnki një plan me 10 pika, ku ndër të tjera propozohej zgjidhje duke respektuar sovranitetin e dy vendeve mbi bazën e kartës së Kombeve të Bashkuara. Për Kremlinin, plani është me interes pasi ka disa pika, për të cilat mund të arrihet dakordësi.

Megjithatë, për Zelenskin asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet nëse rusët nuk largohen nga territoret e pushtuara. Sipas tij, dhimbja nuk mund të pezullohet, duke qenë të pranishëm rusët në territoret ukrainase ku kanë kryer krime. Për më tepër, Zelenski thotë se kundërsulmi ndaj rusëve po korr sukses, ndërsa nga perëndimi kërkon ta pajisin me armë me rreze veprimi deri 200 kilometra.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts