Radhë kilometrike në kufirin Finlandë-Rusi

radhe kilometrike ne kufirin finlande rusi

radhe kilometrike ne kufirin finlande rusi

12:43 23/09/2022

Urdhri i Putin për mobilizimin e trupave po i detyron ruset te largohen drejt vendeve të afërta mes frikës se rekrutimit

Trafiku në Finlandë përtej kufirit të saj juglindor me Rusinë ishte i ngarkuar pas lajmit se presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për mobilizim të pjesshëm.

Numri i rusëve që hynë në Finlandë ishte më shumë se dyfishi i numrit që mbërritën në javë më parë. Finlanda po shqyrton ndalimin e hyrjes së shumicës së rusëve pasi trafiku filloj të bëhej kilometrik pas urdhrit të Putin .

Rreth 7,000 njerëz hynë nga Rusia rreth 6,000 prej tyre rusë, që do të thotë një rritje prej 107% krahasuar me një jave më parë, sipas rojeve kufitare. Tre persona kishin kërkuar azil në krahasim me një javë më parë që nuk ishte regjistruar asnjë kërkesë e tillë. Kalimet kufitare tokësore finlandeze kanë mbetur ndër pikat e pakta të hyrjes në Evropë për rusët pasi një sërë vendesh mbyllën kufijtë fizikë dhe hapësirën e tyre ajrore ndaj avionëve rusë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Radha ishte më e gjata në vendkalimin e Vaalimaa me makina të rreshtuara për rreth 500 metra. Trafiku ishte po ashtu i rënduar edhe në në vendkalimin e dytë më të madh në Nuijamaa.

Pamjet e marra nga Reuters nga një pikë kalimi në kufirin Rusi-Kazakistan treguan po ashtu  një radhë të gjatë makinash dhe kamionësh që prisnin të kalonin në Kazakistan. Videoja, e filmuar në pikën kufitare të Mashtakovës në rajonin e Orenburgut të Rusisë, tregoi katër rreshta automjetesh që rrinin në radhë qindra metra larg.

Çmimet për biletat nga Moska u rritën mbi 5,000 Dollarë drejt  vendeve më të afërta, me shumicën e tyre të shitura plotësisht për ditët në vijim.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts