Rajonet perëndimore goditen nga një stuhi e fuqishme

22:28 14/10/2021

1 viktimë e 6 të plagosur, dëme të shumta materiale

Rënia e kulmeve të minareve të kësaj xhamie në qytezën Nazili tregon se sa të fuqishme ishin erërat që goditën ditët e fundit, rajonet perëndimore të Turqisë.

Një person mbeti i vrarë dhe 6 të tjerë u plagosën, pasi stuhia e fuqishme që solli me vete shi e breshër të dendur goditi qytezën ashtu si edhe gjithë zonat perëndimore që lagen nga Egjeu. Erërat e forta që arritën një shpejtësi të pazakontë për këto zona, në rreth 70 km/orë shkatërruan çatitë e dhjetëra ndërtesave, shkulën me rrënjë pemë e dëmtuan dhjetëra automjete.

Autoritetet thanë se stuhia ishte e paparashikuar, teksa është pjesë e katastrofave meteorologjike që kanë goditur muajt e fundit shumë vende të botës, që ushqehen nga ngrohja globale.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *