Raketa e dhunë në trazirat mes Palestinës dhe Izraelit, rritet numri i viktimave

Janë regjistruar shumë viktima në Gaza dhe Izrael, ndërsa shkëmbimet e rënda zjarrit midis militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite vazhdon.

BBC shkruan se militantët kanë lëshuar rreth 300 raketa ndaj Izraelit duke vrarë dy qytetarë. Ndërsa nga krahu tjetër, Izraeli ka goditur rreth 150 objektiva në Gaza si kundërpërgjigje. Zyrtarët shëndetësorë thonë se 26 palestinezë kanë mbetur të vrarë.

Komunitetet ndërkombëtare u kanë kërkuar palëve t’i japin fund konflikteve, e cila po vazhdon të shkaktojë trazira çdo ditë në Jerusalem. Grupi militant Hamas, i cili kontrollon Gazën, tha se kanë reaguar për të mbrojtur sulmet në xhaminë al-Aqsa në Jerusalem.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hamasi kishte “kaluar një vijë të kuqe” duke qëlluar me raketa drejt Jerusalemit për herë të parë pas shumë vitesh, e duke kërcënuar Izraeli do të përgjigjej “me forcë të madhe”.

Shefi i Shtabit të ushtrisë izraelite, gjenerali Aviv Kochavi, paralajmëroi forcat e saj që të përgatiten për zgjerimin e operacionit në Gaza “pa asnjë afat kohor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *