Raketa ruse godet një qendër tregtare në Ukrainë

17:23 27/06/2022

Një raketë ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk në rajonin Poltava të Ukrainës. Pamjet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë se qendra është djegur plotësisht.

Sipas autoriteteve, 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e këtij sulmi.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky përmes një postimi në Telegram tha se 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.

“Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për rusët”, u shpreh Zelensky./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.