Raketat hipersonike, të krijuara për luftë apokaliptike

20:46 19/03/2022

Si mund të përparojë pushtimi rus pas pretendimeve për përdorimin e saj

Profesori Michael Clarke, analist i mbrojtjes, thotë për Sky News se Rusia do të duhet të bashkojë forcat e saj në jug dhe veri të Ukrainës nëse do të bëjë progres real. Ai thotë se trupave ruse me gjasë do t’u duhet të bashkohen rreth qytetit antik të Poltava në mënyrë që të rrethojnë forcat ukrainase.

“Nëse ky rrethim fillon të ndodhë, atëherë ukrainasit duhet të vendosin të lëvizin drejt perëndimit për të shpëtuar veten, për të jetuar, për të luftuar një ditë tjetër dhe me gjasë për të mbrojtur Kievin”, thotë ai.

“Por nëse e bëjnë këtë, ata do të heqin dorë në mbrojtjen e shumë qyteteve përgjatë këtij kufiri. Kështu që është një gjë shumë e vështirë për t’u vendosur”.

Sidoqoftë, Prof Clarke thotë se rusët po punojnë fort që të arrijnë pikërisht këtë.

Sa i përkët raketës hipersonike Kinzhal që Rusia thotë se ka përdorur në një bazë armatimesh në Ukrainë, Prof Clarke thotë se arma udhëton 5-10 herë me shpejtësinë e zërit.

“Kjo do të thotë se nuk mund të mbrohesh. Nuk mund ta shohësh, nuk mund të përgatitesh… Ata duket se e kanë përdorur atë kundër një objekti nëntokësor në zonën e rajonit Ivano-Frankivsk. Këto raketa janë zhvilluar për perspektivën e një lufte apokaliptike mes superfuqive. Kjo është hera e parë që përdoret ndonjëherë. Më parë vetëm është testuar”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.