Raketat “ndriçojnë” qiellin e Lindjes së Mesme/ Mbi 1000 viktima pas luftimeve në Izrael e Gaza, plagosen mijëra të tjerë

raketat ndricojne qiellin e lindjes se mesme mbi 1000 viktima pas luftimeve ne izrael e gaza plagosen mijera te tjere

Teksa nuk kanë kaluar ende 48 orë që prej nisjes së sulmit të militantëve të Hamasit ndaj Izraelit, bilanci për të dyja palët paraqitet tejet i rëndë.

Sulmet me raketa dhe përplasjet e armatosura mes të dyja palëve kanë qenë konstante, ndërsa tensionet mbeten të larta.

Raportohet se nga sulmet e vazhdueshme të militantëve palestinezë ka pasur mbi 600 viktima në Izrael, më shumë se 2000 të plagosur, ndërsa ka edhe persona të zhdukur.

Më shumë se 600 njerëz janë vrarë në Izrael që kur Hamasi filloi sulmin e tij të befasishëm të shtunën – dhe numri i të vdekurve pritet të rritet më tej, tha ministri izraelit i Çështjeve Strategjike Ron Dermer të dielën për CNN.

Sakaq, në anën tjetër dhjetëra mijëra njerëz janë zhvendosur në Gaza ndërsa Forcat e Mbrojtjes izraelite vazhdojnë të synojnë pozicionet e Hamasit në rajon, tha të dielën Agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se të paktën 413 palestinezë janë vrarë, duke përfshirë 78 fëmijë dhe 2,300 të tjerë janë plagosur në Gaza që nga e shtuna, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ndërprerjet e energjisë elektrike në territor përbëjnë po ashtu “një sfidë të madhe për sektorin mjekësor”, tha ministria, duke kërcënuar jetën e qindra të tjerëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts