Raketat ruse sulmojnë depon në Ukrainë ku ruheshin armë evropiane dhe amerikane

raketat ruse sulmojne depon ne ukraine ku ruheshin arme evropiane dhe amerikane
raketat ruse sulmojne depon ne ukraine ku ruheshin arme evropiane dhe amerikane

11:35 27/04/2022

Moska pretendon se raketat ruse kanë goditur një depo armësh, brenda së cilës ndodheshin armë evropiane dhe amerikane.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se raketat e saj Kalibr shkatërruan depon në rajonin e Zaporizhzhia që përmbante një numër të madh armësh dhe municionesh të huaja të furnizuara për trupat ukrainase nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.

Ditën e djeshme, Rusia ka paralajmëruar se përsa kohë që NATO dërgon municione në Ukrainë, do të thotë se është e përfshirë në një luftë me të.

Nga ana tjetër, SHBA dhe NATO kanë përjashtuar dërgimin e forcave të tyre në Ukrainë, por Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë kanë furnizuar Kievin me sasi të mëdha armësh, duke përfshirë dronë dhe raketa anti-ajrore dhe antitank./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts