Raketat ruse vrasin rreth 50 civilë në një stacion treni

19:36 08/04/2022

Moska pranon: Humbje domethënëse mes ushtarëve rusë

Mes bujës së zbulimit të krimeve makabre ndaj civilëve në Bucha, ushtria ruse kryen një tjetër sulm ndaj të pafajshmëve. Këto pamje tregojnë pasojat e sulmit me 2 raketa paraditen e kësaj të premteje në stacionin qëndror të trenit në Kramatorsk. Bilanci sipas autoriteteve ukrainase është rreth 50 të vrarë, mes tyre 5 fëmijë. 

Zyrtarët lokalë thanë se sulmi ndodhi në momentin kur qindra njerëz prisnin në stacion për t’u larguar nga qyteti, teksa sulmi rus tani është fokusuar tek marrja nën kontroll e zonave lindore dhe jugore të Ukrainës. Ndërsa Moska mohoi edhe këtë sulm, duke thënë se raketat e rëna atje përdoren vetëm nga Ukraina.

Ndryshimi strategjisë duket se ka ardhur pikërisht nga humbjet e rënda që ka pësuar ushtria ruse në sulmin që ka hyrë në ditën e 44.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov pranoi për të parën herë humbjet, sipas tij “domethënëse” mes trupave ruse, por pa përcaktuar një numër të saktë viktimash.

Peskov tha gjithashtu se “operacioni special” mund të përfundojë në një “të ardhme” pasi qëllimet e tyre po përmbusheshin.

Shifrat e fundit të publikuara nga Ministria ruse e Mbrojtjes ishin ato të 25 Marsit, që konfirmonin 1351 ushtarë të vrarë.

Shifrat e Kievit janë 14 herë më të larta dhe arrijnë në 19 mijë. Ndërsa Pentagoni e përcakton numrin e viktimave mes ushtarëve të Moskës, nga 7 deri në 15 mijë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts