“’Rama 1’ i mori godinën, ‘Rama 2’ i shkurtoi fondet”- Gjekmarkaj kërkon tërheqjen e propozimit të Skënder Gjinushit: Duan të shkrijnë Akademinë e Studimeve Albanologjike! Nisma në konflikt interesi








Agron Gjekmarkaj-Luciano-Boci-Media-Komisioni-KryesiaKryetari i Komisionit të Edukimit dhe Medias, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas nismës së ndërmarrë nga kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i cili sipas tij kërkon të shkrijë Akademinë e Studimeve Albanologjikë.

Për Gjekmarkajn kjo nismë synon të kthejë 4 institutet dhe 100 kërkues shkencor në vartës së ish-ministrit të arsimit ë komunizmit.

Deputeti i PD-së thekson më tej se  “Vendimi politik për ta shkrirë Akademinë Albanologjike dhe për ta shndërruar në filial të Akademisë së Shkencave të Gjinushit, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë, kundër pavarësisë së institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga një rektor dhe senat të zgjedhur me votë në korrik 2021, të dekretuar nga Presidenti dhe të njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicion mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e Akademisë së Shkencave”.

Në reagimin e tij, Gjekmarkaj numëron dhe goditjet që sipas tij i ka bërë qeveria Rama Akademisë së Studimeve Albanologjikë.

“Krijimi i Akademisë së Shkencave si strukturë drejtuese me varësi institute të ndryshme kërkimore ka qenë praktikë e vendeve ish komuniste. Në Shqipëri ajo është krijuar me vendim të Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ të PPSH në qershor 1972. Asnjë vend tjetër europian nuk e ka më atë strukturë të vjetër ideologjike, duke profilizuar shkencat në institute kërkimore dhe duke u lënë role honorifike akademive. Qeveria shqiptare ka vendosur ndryshe. Pari Rama 1 i mori godinën studiuesve të albanologjisë, Rama 2 u shkurtoi strukturën dhe fondet, kurse Rama 3 vendos të japë dënimin e fundit, shkrirjen e tyre dhe kalimin si seksione të Gjinushit.

Nisma përveçse akt i rëndë kundër shkencës dhe albanologjisë është edhe akt administrativ në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Një rektor të zgjedhur me votë dhe të dekretuar nga Presidenti nuk mund ta shkarkojë dhe shkrijë një ministri apo qeveri. Një institucion tjetër si akademia e Gjinushit nuk mund të vendosë shkrirjen e akademisë albanologjike. Një nismë në konflikt interesi nuk mund të shndërrohet në akt zyrtar të qeverisë”, thekson ai.

REAGIMI I PLOTE I AGRON GJEKMARKAJT

Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila drejtohet nga një prej politikanëve kryesorë të së majtës, Skender Gjinushi, ish-ministri i fundit i arsimit i sistemit komunist dhe person pa asnjë studim, botim apo artikull shkencor në 30 vitet e fundit, – ka vendosur që në kuadër të koalicionit me PS të zgjerohet, duke shkrirë Akademinë e Studimeve Albanologjike.

Albanologjia është shkenca e vetme që lidhet me historinë, gjuhësinë, identitetin dhe arkeologjinë shqiptare, është drejtim me interes publik, shtetëror e kombëtar, është institucioni kryesor që koordinon studimet shqiptare në Tiranë, Prishtinë e Shkup. Ajo përbëhet nga 4 institute dhe mbi 100 kërkues shkencorë, akademikë e profesorë, të cilët me një të rënë të lapsit duan ti kalojnë vartës nën urdhrat e kabinetit të Ramiz Alisë në Akademinë e Shkencave.

Vendimi politik për ta shkrirë Akademinë Albanologjike dhe për ta shndërruar në filial të Akademisë së Shkencave të Gjinushit, është de facto akt kundër shkencës, kundër albanologjisë, kundër pavarësisë së institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga një rektor dhe senat të zgjedhur me votë në korrik 2021, të dekretuar nga Presidenti dhe të njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me një nismë politike të Gjinushit, qeveria inicion mbylljen e albanologjisë dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e Akademisë së Shkencave.

Krijimi i Akademisë së Shkencave si strukturë drejtuese me varësi institute të ndryshme kërkimore ka qenë praktikë e vendeve ish komuniste. Në Shqipëri ajo është krijuar me vendim të Byrosë Politike dhe të Plenumit të KQ të PPSH në qershor 1972. Asnjë vend tjetër europian nuk e ka më atë strukturë të vjetër ideologjike, duke profilizuar shkencat në institute kërkimore dhe duke u lënë role honorifike akademive. Qeveria shqiptare ka vendosur ndryshe. Pari Rama 1 i mori godinën studiuesve të albanologjisë, Rama 2 u shkurtoi strukturën dhe fondet, kurse Rama 3 vendos të japë dënimin e fundit, shkrirjen e tyre dhe kalimin si seksione të Gjinushit.

Nisma përveçse akt i rëndë kundër shkencës dhe albanologjisë është edhe akt administrativ në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Një rektor të zgjedhur me votë dhe të dekretuar nga Presidenti nuk mund ta shkarkojë dhe shkrijë një ministri apo qeveri. Një institucion tjetër si akademia e Gjinushit nuk mund të vendosë shkrirjen e akademisë albanologjike. Një nismë në konflikt interesi nuk mund të shndërrohet në akt zyrtar të qeverisë.

Për ata që flasin për shkencë dhe e njësojnë Gjinushin me shkencën, shembulli më i mirë sesi akademia e Gjinushit e bën shkencën është konferenca pompoze e nanoteknologjisë që po mbahet në Tiranë më 5 tetor. Aq shkencore dhe aq nanoteknologji është sa folës kryesor është Arben Ahmetaj .

Në emër të Komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit i kërkoj qeverisë të tërheqë nismën dhe të respektojë ligjin e Kushtetutën. Apeloj Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion përgjegjës dhe vetë senati i albanologjisë duhet të flasin dhe të dëgjohen për të dhënë sqarime për qëndrimet dhe vendimet e tyre në raport me ligjin dhe Kushtetutën. Komisioni do ta ndjekë këtë problem në të gjitha fazat e tij duke mos lejuar që shkenca të nëpërkëmbët nga të emëruarit e fundit të Byrosë Politike në Shqipëri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *